”Skifterat” shqiptarë në Spanjë, policia gjen stoli dhe sende me vlerë

0 345

Policia spanjolle rikuperoi stoli dhe sende të tjera me vlerë të cilat ishin grabitur nga një bandë shqiptarësh që vepronte në veri të Spanjës, nga Galicia në Katalonjë.

Mediat spanjolle raportojnë se Policia fajëson bandë në fjalë për të paktën 8 grabitje të ndodhura. Nuk bëhet i ditur numri i personave të arrestuar, por thuhet se janë të moshës 20-25 vjeç.

Mes viktimave, raportojnë mediat spanjolle, kishte rënë edhe ish-presidenti i klubit të futbollit Deportivo La Coruna, Tino Fernandez. Sipas Guardia Civil, grabitësit shqiptarë i kishin kryer vjedhjet gjatë periudhës 15-28 janar dhe 5-17 shkurt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.