Sllovenia fut Shqipërinë në listën e kuqe: Karantinë për…

0 331

Pas Malit të Zi, edhe Sllovenia ditën e sotme ka futur Shqipërinë dhe Portugalinë në listën e kuqe të vendeve nga të cilat hyrja nënkupton një karantinë 14-ditore, përveç disa përjashtimeve. Për shqiptarët që duan të futen në Slloveni duhet të bëjnë një karantinë 14 ditore. Kufizimet do të futen në fuqi nga dita e nesërme.

Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jelko Kacin këshilloi shmangien e udhëtimeve në vendet që janë në listën e kuqe. “Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe”.

Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit. Theksojmë se ditën e hënë ishte Mali i Zi që mbylli kufirin me Shqipërinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.