Slogani në mbledhjen mes qeverive Shqipëri-Kosovë: Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufi

0 74

Sot në Pallatin e Kongreseve qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët. Ndërkohë është zbuluar edhe slogani domethënës i kësaj tryeze. Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Halimaj ka zbuluar se në mes të tryezës shkruhet ”Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufi”. Ndërkohë, dekori i sallës është një harmoni ngjyrash të flamurit kuqezi shqiptar dhe atij të Kosovës. Sot në Tiranë do të zhvillohet mbledhja mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje, dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.