Sondazhi i OSBE/Të rinjtë nuk kanë besim për të ardhmen në Shqipëri

0 70

Ajo pak rini që ka mbetur në vend, nuk ka besim tek një e ardhme këtu, sidomos tani me pandeminë e Covid-19. Sipas një sondazhi të organizuar nga OSBE në Tiranë, të rinjtë shqiptarë janë ndikuar nga pandemia në jetën e tyre, duke nisur që nga mësimi, puna dhe gjendja psikologjike.

Nga anketimi i 60 personave të moshës nga 15 deri në 35-vjeç, rezulton se 35% e të pyeturve e shohin pesimiste perspektivën për të ardhmen pas pandemisë. Lidhur me punën, 89% e të rinjve thonë se COVID-19 ka ndikuar ndërsa 55% kanë punuar nga shtëpia gjatë kësaj periudhe.

Shumica thonë se u janë reduktuar orët e punës, kurse 20% kanë pasur reduktim të pagës dhe po 20% thonë se kanë marrë pezullim të përkohshëm. Vetëm 9% e të rinjve të anketuar thonë se janë pushuar nga puna për shkak të pandemisë.

Pandemia e coronavirus ka pasur dhe ndikim psikologjik tek të rinjtë, pasi 68% e tyre shprehen se ka pasur një farë ndikimi kurse 10% pranojnë se ka pasur ndikim të lartë. Kur vjen puna për të kërkuar ndihmë lidhur me shëndetin mendore, të rinjtë përgjithësisht u drejtohen familjarëve (40%) dhe miqve (40%). Vetëm 28% kanë pranuar se u janë drejtuar për ndihmë psikologëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.