Sophia Loren rikthehet në ekran, regjisor i filmit është i biri

0 277

Do të shfaqet për herë të parë në 13 nëntor në rrjetin Netflix filmi ”Jeta përballë saj”, i cili ka për protagonist divën e kinematografisë botërore Sophia Loren.

Filmi me regji të djalit të saj, Edoardo Ponti ka në qendër historinë e një gruaje të moshuar hebreje, ish-punëtore seksi, dhe e mbijetuar e Aushvicit, si dhe marrëdhënien e saj me një fëmijë senegalez. Kur Edoardo i propozoi rolin e Madame Rosës, ikona e kinematografisë nuk mundi t’i thotë jo.

“Jeta përballë saj” është një libër që e njoh shumë mirë, dhe personazhi më tërhoqi shumë, duke më bërë të rikthehesha në kohën kur hodha hapat e parë në kinematografi. Është një histori që ia vlen të rrëfehet”, shprehet Loren e emocionuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.