Sot afati i fundit për aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura

0 286

Aplikimet për raundin e dytë në Akademinë e Forcave të Armatosura mbyllen sot në mesnatë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka lajmëroi të gjithë të interesuarit përmes një postimi në Facebook. Ajo tha se për çdo student që do të vijojë shkencat ushtarake në AFA, do të ketë një pagesë mujore.

”Sot në mesnatë është afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në universitete. Për të gjithë maturantët që nuk aplikuan në raundin e parë, atyre që kaluan me sukses provimet e vjeshtës dhe maturantëve të viteve të shkuara, Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike arsimimi. Deri sot në mesnatë, përmes aplikimit në ualbania.al mund të zgjidhni shkencat ushtarake në AFA, si rrugëtimin tuaj, për vetë kushtet e ofruara: Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi Tarifë studimi 0 lekë në vit. Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve”, shkruan Xhaçka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.