Sot Champions mes enigmave. City-Real, Juve-Lyon

0 31

Pas plot 163 ditësh do të rikthehet në skenë akti i mbetur i dramës futbollistike mes Mancester Sitit dhe Realit të Madridit, një nga dy përballjet e programuara në Ligën e kampioneve që do të kompletojnë edhe fazën e ardhshme. Sfida e dytë mes gjigantëve të futbollit kontinental do të nisë llogaritë nga suksesi 2-1 i armatës së Pep Guardiolës.

Etihad Stedium do të jetë sot në mbrëmje në orën 21:00 bosh për shkak të masave ndaj Covid-19 dhe kjo e kthen në një enigmë skuadrën që do kualifikohet, pasi një sukses 0-1 i jep galaktikëve biletën në raundin tjetër. Citizens nuk do të kenë në fushë Agueron për shkak të dëmtimit ndërsa Mendi’ nuk luan për shkak pezullimi. Në kampin tjetër Real ka lënë në shtëpi Geret Bejl, por synon t’i japë disa minuta belgut Hazard.

Një sfidë që vlen kualifikimin është edhe ajo në Juventus Stadium mes kampionëve të Italisë dhe Lionit. Francezët do të mbrojnë me fanatizëm suksesin minimal 1-0 të muajve më parë por periudha inaktive e gjatë është në dëm të tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.