“Sot mund të isha në vend të Georgina”; prezantuesja televizive zbulon flirtin me Ronaldon

0 43

Prezantuesja televizive Alyson Eckmann përdori TikTok për të ngarkuar një video ku kujtonte kohën kur ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, e ftoi atë në shtëpinë e tij.

E lindur në SHBA, Eckmann u bë e famshme pasi fitoi “Big Brother VIP”. Ajo aktualisht ka më shumë se 250.000 ndjekës në TikTok dhe 287.000 të tjerë në Instagram.

“U gjenda në pritjen që organizoi Cristiano Ronaldo për të prezantuar parfumin e tij të ri, – tha Eckmann. – Me kalimin e minutave u bëmë miq në festë. Më pas, Cristiano më ftoi në shtëpinë e tij. I thashë ‘jo’, në asnjë mënyrë, sepse të nesërmen duhet të punoja. E dija se çfarë do të ndodhte nëse shkoja në shtëpinë e tij.

Shoku im, që ishte atje me mua, më tha: Aly, nuk mund të thuash jo, të lutem. Unë i thashë Cristianos: Duhet të dërgosh një shofer që të më çojë në shtëpinë time kur të them. Ai u përgjigj: Patjetër, po.

Ne e lamë festën, u ndamë. Shoku im shkoi me të, ndërsa unë shkova me menaxherin e tij. Të gjithë përfunduam në shtëpinë e tij dhe pimë disa gota shampanjë. Më pas, rreth orës tre të mëngjesit, i thashë se doja të shkoja në shtëpi. Me shumë mirësjellje, ai më dërgoi me shoferin e tij dhe kaq.

Kur dolëm nga shtëpia, ai më kërkoi numrin e celularit. I dërguam mesazhe njëri-tjetrit për një muaj, por ishin shumë normal, të tipit: Përshëndetje si jeni, çfarë po bëni? Unë jam duke punuar, jam në shtëpinë time.

Dhe aty mbeti historia jonë. Mendoj se ai donte që unë t’i shprehja dëshirën për të shkuar në shtëpinë e tij, por nuk jam nga ata që shkojnë nëpër njerëz të famshëm për hir të të famshmëve.

Po të kisha vepruar ndryshe, sot mund të isha në vend të Georgina Rodriguez, sepse ky flirt ndodhi para lidhjes së Cristianos me partneren aktuale, me të cilën ka tashmë edhe fëmijë”. @alysoneckmannY asi fue amigos 😂🤷🏻‍♀️

Leave A Reply

Your email address will not be published.