Sot nis Ora Policore 20:00-06:00, mjeku: Të mbyllen baret dhe transporti publik

0 295

Sot ka hyrë në fuqi vendimi për orën policore që nis nga 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Apidemiologu Ilir Alimehmeti, nga ana e tij propozon masa edhe më të forta, siç thotë për mbylljen për disa javë të transportit publik dhe të lokaleve, të cilat sipas tij janë burimet kryesore të përhapjes së sëmundjes.

Ai nuk mendon se masat e reja që u vendosën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve do të sjellin rezultat. Mjeku pohon edhe se duhet të mbyllen gjimnazet, duhet të rriten testimet si dhe të mbyllen baret, restorantet dhe transporti publik. ”Nuk ka diskutim që duhet mbyllur transporti, rrisku është shumë më i madh. Duhet që për 2 ose 3 ose 4 javë të jenë krejtësisht të mbyllura baret dhe restorantet”.

Deri tani shifrat zyrtare flasin për më shumë se 88 mijë persona të prekur nga Covid-19 në të gjithë vendin. Alimehmeti thotë se nëse ecet me këto ritme vaksinimi, shqiptarët do të arrijnë më herët imunizimin natyral, duke kaluar koronavirusin dhe rrezikun e pasojave prej tij.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.