Sot vaksinohet Putin. Nuk dihet vendi, lloji i vaksinës dhe nuk do shfaqet në kamera

0 329

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vaksinohet ditën e sotme, por Kremlini tha se procesi nuk do të filmohet dhe nuk do të shfaqet publikisht.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se Putinit nuk i pëlqen që të vaksinohet në kamera.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se nuk dihet ende nëse Putini do të shkojë në një qendër të posaçme apo nëse një mjek do ta vizitojë atë në shtëpi ose zyrë.

Po ashtu, nuk dihet se cila vaksinë do të përdoret, por do të jetë një nga tre vaksinat ruse që janë aprovuar: Sputnik V, EpiVacCorona ose CoviVac.

Leave A Reply

Your email address will not be published.