Spahiu: Financat publike drejt falimentit. Qeveria kampione, prej 8 vitesh nuk rrit pagat

0 319

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se financat publike drejt falimentit dhe këtë e lidh me faktin se sipas tij, 560 milion euro pritet të shkojë fatura e borxheve të prapambetura të qeverisë.

”Kryeministri i kërkonte bankave të nivelit të dytë shtyrjen e kredive për individë e biznese, vetë i ra me top duke paguar detyrimet ndaj PPP-ve”.

Nga ana tjetër, ai thotë se qeveria është kampione e taksave të larta, që prej 8 vitesh nuk rrit paga madje ato sot janë më të ulëta nëse indeksohen. ”Këto janë “sukseset” e një prej qeverive më të paafta e më abuzuese të financave publike”

Postimi i plotë

Financat publike drejt falimentit!

560 milion euro pritet të shkojë fatura e borxheve të prapambetura të qeverisë. Ndërkohë që KM-ja i kërkonte bankave të nivelit të dytë shtyrjen e kredive për individë e biznese, vetë i ra me top duke paguar detyrimet ndaj PPP-ve. Nuk bëri as përpjekjen më të vogël të ulej dhe të rishikonte, në kushtet e krijuara prej pandemisë, pagesën e tyre.

Edhe pse rritjen më të madhe e ka këtë vit, me rreth 64 perqind, duke arritur faturat e pa paguara në 70 miliarde lekë, qeveria jonë, mjeshtre e propagandës dhe e vjedhjes, vinte nga viti 2019 me detyrime të prapambetura prej 42 miliard lekësh.

Kampione e taksave te larta, qeveri që prej 8 vitesh nuk rrit paga madje ato sot janë më te ulëta nëse indeksohen, asnjë investim direkt i fondeve publike në sektore rentabël, veç shperdorime fasadë e tendera vjedhjesh masive. Këto janë “sukseset” e një prej qeverive më të paafta e më abuzuese të financave publike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.