Spahiu: Pandemia s’na privon të agjërojmë

0 32

Nesër për besimtarët myslimanë nis muaji i Ramazanit, i cili në kushtet e pandemisë së Covid-19. Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar thotë se këtë vit nuk do të ketë iftare dhe adhurime të përbashkëta në xhami. Por, ai u bëri thirrje besimtarëve që të kryejnë ritin individualisht në shtëpitë e tyre.

”Muaji i Ramazanit ka një domethënie shumë të madhe pasi është muaji i unitetit. Covid-19 na ka provuar dhe do na duhet që ta kryejmë individualisht në shtëpitë tona. Urojmë dhe shpresojmë që kjo pandemi të mbrojë sa më shpejt. Nuk do të ketë as iftare dhe as adhurime të përbashkëta në xhami. Xhamitë janë të pezulluara deri në një vendim të dytë. Dihet shumë mirë që të bëhesh shkak për përhapjen e kësaj sëmundjeje është një gjë shumë e rëndë dhe fetarisht është e ndaluar”.

Nga ana tjetër, Spahiu duke këshilluar dhe porositur besimtarët që të agjërojnë në kushtet e shtëpisë, bën apel që këtë rit ta kryejnë ata persona që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shprehet se, ky muaj duhet të shërbejmë për të reflektuar dhe njerëzit të ndërgjegjësohen, bëhen pozitivë dhe të edukojnë egon dhe shpirtin. ”Agjërimi i ndryshon sjellje njeriut, e edukon, i sjell gjera pozitive në jetën e tij, në familje dhe shoqëri. Pandemia nuk na privon që të agjërojmë, pasi agjërimi është individual. Nuk kemi gjë tjetër në dorë përveçse të lutemi që Zoti të na e largojë virusin. Allahu na mbrojtë nga ky virus”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.