Spahiu: Uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë

0 291

Kreu i LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu ka reaguar për vendimin e KQZ që hoqi gjobën ndaj deputetit socialist në Fier që shpërndante për fushatë elektorale, leje legalizimi. Spahiu shprehet se vendimi i KQZ inkurajon shkeljen e ligjit dhe jep mesazhe të gabuara për fushatën elektorale.” Çdo përpjekje do jetë e kotë. Uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë. Vota popullore do t’i kthejë dinjitetin shtetit, duke e vendosur atë në shërbim të qytetarit dhe jo të pushtetit”,-shkruan Spahiu.

Postimi i plotë

“Vendimi i Komisionit te Sanksioneve dhe Ankesave në KQZ, i cili vendosi të amnistojë shkeljen e deputetit të Rilindjes që shpërndan leje legalizimi në shkelje të rregullave, është një inkurajim që ky organ i bën rasteve të ngjashme.

Ndarja e lejeve të legalizimit, tapive apo përdorimi i procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, janë veprimtari të ndaluara nga KQZ-ja.

Pavarësisht se gjoba fillestare prej 1200 lekësh ndaj kreut të Kadastrës së Lushnjes ishte një tallje me aktin e miratuar nga vetë KQZ, simbolika e saj vlente për të dënuar një veprimtari të padenjë ku deputetë nuk bëjnë punën e tyre, por bredhin lart e poshtë nëpër Shqipëri duke shpërndarë tapi dhe leje sikur t’ua kishte lënë babai trashëgimi.

Heqja e kësaj gjobe dhe amnistia për përfaqësuesit e popullit që keqpërdorin institucionet shtetërore nuk parathotë asgjë të mirë për ndërhyrjen e institucioneve të pavarura në mbrojtje të rilindasve të rinj.

Çdo përpjekje do jetë e kotë. Uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë. Vota popullore do t’i kthejë dinjitetin shtetit, duke e vendosur atë në shërbim të qytetarit dhe jo të pushtetit.

#ShqiperiaShtepiaJuaj 🇦🇱”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.