SPAK godet korrupsionin te Kadastra, dërgon për gjykim 17 persona

0 223

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionitka ka përfunduar hetimet për 17 persona, një pjesë e të cilëve punonjës të Kadastrës, të dyshuar për veprën penale të ryshfetit.

Gjatë hetimeve të kryera në lidhje me këtë procedim penal, kanë rezultuar të dhëna që Besnik Hyka, Ilir Ahmetaj, Gëzim Bazha, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At Nikolla, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj, Shpëtim Bakia, Bedri Halili, etj., janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që konsistojnë kryesisht:

-në premtimin ose dhënien e përftimeve materiale të parregullta për kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e nëpunësve publikë.

-në kërkimin/pranimin e përftimeve materiale që lidhen me kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e tyre.

-në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek persona që ushtrojnë funksione publike, me qëllim kryerjen e veprimeve në mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Personat akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244, 259, 245/1,2 e 25 Kodit Penal.

Leave A Reply

Your email address will not be published.