SPAK lëshon 22 urdhër arreste për dosjen 339/Salianji: Llumi i krimit ishin shtabi i Ramës

0 345

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji e ka quajtur lajm pozitiv që Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka prerë 22 urdhër arreste për të pandehur e dosjes 339. Sipas tij, SPAK sot ka nisur të gërvishtë këtë plagë që opozita e ka denoncuar dhe është përballur prej vitesh.

”Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, nëse do kishte reagim pas denoncimeve të shumta të opozitës pushteti ilegjitim i Ramës nuk do të qêndronte deri në fundmandati, nuk do të varfëronte shqiptarët, nuk do i ngarkonte me borxhe për të pasuruar miqtë, nuk do privatizonte Shqipërinë nga mineralet në bregdete, nuk do falimentonin mijëra biznese, nuk do largoheshin qindramijëra qytetarë në emigracion, nuk do kthehej Shqipëria në qëndër operacionale e trafiqeve dhe krimit të organizuar”.

Postimi i plotë

Kronikë e një ngjarje të ditur botërisht por të pandëshkuar. Hetimi pas sinjalizimit nga partnerët ndërkombëtarë për një laborator heroine në Has vendosi në përgjim persona të krimit të organizuar. Rastësisht në përgjime rezultoi që në disa qarqe Kukës, Lezhë, Shkodër, Durrës, Kavajë, llumi i krimit ishin shtabi elektoral i Partisë së Ramës.

Gjithçka ne si opozitë denonconim për vjedhje votash, kërcënim, intimidim të votuesit, përfshirje të kriminelëve në zgjedhje u faktua plotësisht në dosjen hetimore, njësoj dhe në rastin e “Dosjes së Dibrës” . Lajm pozitiv që SPAK sot ka nisur të gërvishtë këtë plagë që opozita e ka denoncuar dhe është përballur prej vitesh. Arrestimet e sotme jan? minimaliste por të shpresojmë që janë fillimi për të arritur më pas tek drejtuesit kryesore të Rilindjes që sot drejtojnë shtetin.

Së paku arrestet e sotme treguan që në zgjedhjet e vitit 2017 kutitë janë mbushur, është votuar në emër të emigrantëve, janë kërcënuar komisionerë dhe votues, krimi është përfshirë drejtpërdrejt, politikanët e rilindjes i kanë vënë shtetin në dispozicion bandave për të siguruar vota për Ramën.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, nëse do kishte reagim pas denoncimeve të shumta të opozitës pushteti ilegjitim i Ramës nuk do të qêndronte deri në fundmandati, nuk do të varfëronte shqiptarët, nuk do i ngarkonte me borxhe për të pasuruar miqtë, nuk do privatizonte Shqipërinë nga mineralet në bregdete, nuk do falimentonin mijëra biznese, nuk do largoheshin qindramijëra qytetarë në emigracion, nuk do kthehej Shqipëria në qëndër operacionale e trafiqeve dhe krimit të organizuar. Dita po vjen, pushtetit që vjen era fëlliqësi po i vjen fundi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.