SPAK ndan prokurorët në dy seksione

0 365

Këtë të hënë u zhvillua një mbledhje e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjkjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative. Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi; Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore: ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit; Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prokurorët e ushtrojnë ndjekjen penale në dy seksione si më poshtë :

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar

Altin Dumani
Vladimir Mara
Behar Dibra
Ened Nakuçi
Doloreza Musabelliu
Elida Kaçkini

Seksioni Kundër Korrupsionit

Edvin Kondili
Klodjan Braho
Enkeleda Millonai
Dritan Prençi
Sotir Kllapi

Nisur nga nevoja për të rritur efektivitetin e punës dhe ushtrimit të ndjekjes penale në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Duke vlerësuar rezultatet në punë, aftësitë organizative, vlerësimin e përformancës etike dhe profesionale, si dhe vjetërsinë në punë si prokuror; Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që Zoti Altin Dumani emërohet Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar. Zoti Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjithashtu u miratua nga të gjithë prokurorët dhe logo e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.