Spartak Ngjela paralajmëron fundin tragjik të Vladimir Putin: Ose do ta vrasin, ose…!

0 234

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar tensionet në Ukrainë, e cila po pret nga “momenti në moment” sulmin ushtarak nga Rusia.

Në një postim në “Facebook”, Ngjela ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të shkojë drejt luftës vetëm nëse nuk e kap frika.

Sipas avokatit, një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Ngjela parashikon që “nëse Putini do të shpallë luftën për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrimi i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin”.

Reagimi i Ngjelës në Facebook:

Çdo të ndodhë me Ukrainën. Do ta pushtojë Rusia?

l.

Unë, për një gjë jam i sigurt: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren qytetërimin Perëndimor. I tillë ka qenë edhe një Vladimir tjetër në Rusi: Vladimir Iliç.

E pra, Rusisë i erdhi sërish në krye një joevropian.

Kjo kuptohet. Por, po të ishte gjallë Cesare Lambroso, ai do ta kapte nga forma e kafkës pathologjinë kriminele të Vladimir Putinit.

Putini kërkon shkatërrim për të ngopur pathologjinë e tij; por do ta shihni që ai do të karfoset nga frika.

Nuk është Putini i pari tiran antiperëndimor i Rusisë të cilit i ka ndodhur kjo.

Por, nëse Putini nuk do të pushtohet nga frika – ndonëse frika e tij është mundësia më e madhe – ai mund të shkojë drejt luftës.

ll.

Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.

Atëherë?

Shumë e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrimi i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.

Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.

Megjithatë, duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që, psikologjikisht, fuqia e frikës është më e madhe se forca e pasionit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.