Spitali i burgut kthehet në COVID, shtrohen 18 të burgosur

0 60

Vatra e burgut 313 në Tiranë, është një vatër e frikshme. Ndaj dhe për të izoluar më mirë virusin vdekjeprurës, spitali i burgut në QSUT është kthyer në spital COVID për të burgosurit që do të preken, teksa sot u regjistruan edhe 4 raste të reja. Në këtë spital janë karantinuar 18 të prekur nga vatra e burgut 313-të në Tiranë, pra italiani, që ishte rasti i parë, 13 të tjerët që infektoi dhe 4 rastet e sotme. Të shtruarit në këtë spital janë të gjithë në dhoma të veçanta të karantinuar dhe nën monitorimin e mjekëve, teksa gjendja e tyre është e mirë. Në spitalin e burgut janë 31 shtretër në total, pra deri tani ka kapacitet nëse do të ketë raste të tjera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.