Stadiumi ”Air Albania” shndërrohet në qendrën e parë të vaksinimit, Rama: Kemi siguruar 500 mijë doza

0 288

Stadiumi ”Air Albania”, është shndrruar në qendrën e parë të vaksinimit në vend. Një video e publikuar nga vetë kryeministri Edi Rama, shihet sesi një stadium që pret tifozë, ka marrë pamjen e një klinike gjigante shëndetësore.

Mbi tribunat janë sistemuar tavolina, me tabelat “Shqipëria buzëqesh”, ku qytetarët do të vihen në radhë për të bërë injeksionin. Më pas, në mënyrë që të bëhet dallimi mes tyre, të vaksinuarit do të ulen në karriget që shkruhet me ngjyrë jeshile “Pas vaksinimit”.

”Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-covid në Air Albania Stadium. Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime”, shkruan Rama krah videos. Rama gjatë bisedës me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se tashmë janë siguruar 500 mijë doza.

Leave A Reply

Your email address will not be published.