Stoltenberg: Anëtarësimi do të forconte sigurinë e NATO-s dhe Finlandës

0 30

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar në lidhje me anëtarësimin e Finlandës në aleancë. Ai tha se kjo do ta forconte këtë të fundit.

“Ky është një vendim sovran i Finlandës, të cilin NATO e respekton plotësisht. Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i pranimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë. Finlanda është një nga partnerët më të afërt të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euro-atlantike,” tha Stoltenberg, sipas zyrës së tij.

Mëngjesin e sotëm, presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin lëshuan një deklaratë të përbashkët duke njoftuar mbështetjen e tyre për një aplikim finlandez për t’u bashkuar me NATO-n.

Stoltenberg tha se ishte dakord me analizën e Niinisto dhe Marin që anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e NATO-s dhe Finlandës”.

Ai theksoi se pranimi i Finlandës në NATO do të tregonte se dera e NATO-s është e hapur dhe se Finlanda vendos vetë për të ardhmen e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.