Studentët ”sfidojnë” Ramën, protestë tek Ministria. Policia: Shpërndahuni

0 354

Studentët kanë ”sfiduar” urdhërin e kryeministrit Edi Rama dhe kanë dalë përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Edhe pse grumbullimet janë të ndaluara për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, protesta po vijon.

Studentët kërkojnë anulimin e tarifës vjetore me argumentin se nuk kanë pse ta paguajnë pasi nuk kanë bërë mësim për shkak të Covid-19, por edhe tërmetit tragjik. Ata kanë bërë edhe një peticion duke mbledhur, sipas tyre 8 mijë firma.

Studentët i kanë lënë afat ministrisë që të përgjigjet për një javë, në të kundërt paralajmërojnë rezistencë. Policia bëri thirrje me megafon që të shpërndahen pasi tubimet janë të ndaluara.

Filologjiku ka vendosur që tarifa të shtyhet për në shtator, fakultetet e tjera nuk kanë bërë asnjë lëvizje, ndërsa studentët kërkojnë anulimin. Zv/ ministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku doli nga zyra duke iu drejtuar se nuk është e nevojshme për peticion, por nuk dha shpjegime se cfarë do të bëhet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.