Studimi: Vendet e pasura kanë blerë vaksinat, pjesa tjetër në 2022

0 43

Më shumë se gjysma e të gjitha dozave të planifikuara të vaksinave të Covid-19, janë blerë nga vendet me të ardhura të larta, si Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia, që do të thotë se një e katërta e popullsisë së botës nuk do të mund të vaksinohen deri në vitin 2022

Në kohën kur u shkrua ky raport, SHBA llogariste një të pestën e të gjitha rasteve globale Covid-19, por kishin rezervuar 800 milionë doza të vaksinës. Studiuesit parashikuan që 13 prodhuesit kryesorë të vaksinave që punojnë në vaksinat e koronavirusit kanë kapacitetin e mundshëm për afër 6 miliardë vaksina deri në fund të vitit 2021.

”Më shumë se gjysma (51%) e këtyre dozave do të shkojnë në vendet me të ardhura të larta, të cilat përfaqësojnë 14% të popullsisë së botës. Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë pjesën e mbetur, pavarësisht se këto vende përbëjnë më shumë se 85% të popullsisë së botës”, shkruajnë ata në raportin e tyre, botuar në BMJ.

”Të paktën një e pesta e popullsisë së botës nuk do të kishte qasje në vaksina, deri në vitin 2022”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.