Sulmi terrorist në Francë, ish-myftiu: Roli i xhamisë nuk është të bëjë thirrje për hakmarrje

0 50

Një tjetër sulm me thikë tronditi Francën. 3 persona mbetën të vdekur, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Presidenti Emmanuel Macron, e cilësoi sulm terrorist dhe lajmëroi shtimin e trupave të sigurisë përqark vendit.

Agresori mendohet se është një person rreth 25-vjecar, i cili, sipas kryebashkiakut të Nicës ka thërritur disa herë “Allah Akbar” në momentin e sulmit. Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se ngjarjet e fundit po konfirmojnë edhe një herë se religjioni ka problematika të brendshme. Sipas tij, gjithnjë e më shumë po evidentohet se fetë kanë shumë vend për korrigjim, vetëpërmbajtje, më mirë lexim të atyre që përcjellin librat e shenjtë.

”Nuk mund të justifikohet me asgjë vrasja në emër të besimit dhe sidomos në këtë mënyrë makabre me prerje kokash njësoj si në mesjetë. Në rastin e Francës bëhet fjalë për shumë komunitete që nuk kanë mundur të integrohen. Ka një lloj getoizimi, ku jetojnë këta qytetarë të ardhur kryesisht nga Maroku, Algjeria çka e thellon hendekun e kësaj pjese me shoqërinë franceze”, tha ish-myftiu për ”euronews”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.