Sulmohet nga hakerat faqja zyrtare e FSHF: Ky akt do marrë përgjigjen e merituar

0 194

Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit është sulmuar nga hackerat. Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga vetë FSHF në një postim në rrjetin social “Facebook”.

FSHF shkruan se pas publikimit të audi-përgjimit ndaj Erion Veliajt uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat.

“Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë”, shkruan FSHF.

Sipas FSHF, ky akt do të marrë përgjigjen që meriton.

“FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit. 𝑲𝒚 𝒂𝒌𝒕 𝒊 𝒕𝒖𝒓𝒑𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒈𝒋𝒆𝒏 𝒒𝒆̈ 𝒎𝒆𝒓𝒊𝒕𝒐𝒏!”, shkruan FSHF.

Leave A Reply

Your email address will not be published.