Ta quash një burrë “tullac” në Angli konsiderohet ngacmim sek*ual

0 18

“Të quash një burrë tullac në Britaninë e Madhde është ngacmim sek*ual”. Kështu ka vendosur një gjykatë atje, pasi një punonjës u ankua se e quanin tullac. Tony Finn kishte punuar për “British Bung Company” me bazë në “West Yorkshire” për gati 24 vite, kur u pushua nga puna në maj të vitit të kaluar.

Ai u ankua në gjykatë duke pretenduar, ndër të tjera, se kishte qenë viktimë e ngacmimeve sek*uale pas një incidenti me mbikëqyrësin e fabrikës, Jamie King. Z.Finn pretendoi se gjatë një sherri në dyqan, që pothuajse shpërtheu në dhunë në korrik 2019, King i ishte referuar atij si tullac.

Humbja e flokëve është shumë më e përhapur tek burrat sesa tek gratë, kështu që përdorimi i tyre për të përshkruar dikë është një formë diskriminimi, vendosi një gjykatës. Vendimi, i marrë nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilët në gjykimin e tyre ankoheshin për mungesën e flokëve, i vendos “vulën” një çështjeje midis një elektricisti veteran dhe punëdhënësve të firmës së tij prodhuese.

Gjykata dëgjoi se zoti Finn, i cili tha se ishte më pak i mërzitur nga gjuha ‘anglo saksone’ sesa komenti për pamjen e tij. Paneli i udhëhequr nga gjyqtari Jonathan Brain e konsideroi fyerjen si tullac në të vërtetë ngacmim se*sual.

Trupi gjykues tha: “Sipas gjykimit tonë, ekziston një lidhje midis fjalës “tullac” nga njëra anë dhe karakteristikës së të sek*it nga ana tjetër”. Të tre anëtarët e tribunalit thanë se tullacëria është shumë më e përhapur te meshkujt sesa te femrat:

“Ne e shohim se ky term është i lidhur në thelb me seksin. Prandaj, tribunali vendos se, duke iu referuar paditësit si tullac, sjellja e zotit King ishte e padëshiruar, ishte shkelje e dinjitetit të paditësit, krijoi një mjedis frikësues për të, ishte bërë me qëllim dhe lidhej me gjininë e paditësit”.

Përveç mbështetjes së pretendimit të tij për ngacmim sek*ual, gjykata vendosi se kompania e kishte shkarkuar atë në mënyrë të padrejtë. Kompensimi i z.Finn do të përcaktohet në një datë të mëvonshme. Megjithatë, çdo pagesë do të reduktohet pasi gjykata vendosi se ai kishte kontribuar në shkarkimin nëpërmjet sjelljes së tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.