Tabaku: Inceneratoret janë jo vetëm skema pastrimi parash, por skemë piramidale

0 158

Komisioni Hetimorë i Inceneratorëve mori në pyetje dy administratorët e kompanive “Intergrated Technology Servis” dhe “Albtek Energy”.

Gjatë marrjes në pyetje të administratorëve, kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku është shprehur se inceneratorët janë jo vetëm skema pastrimi parash, por skemë e pastër piramidale.

“Inceneratoret janë jo vetëm skema pastrimi parash, por skemë e pastër piramidale pasi përfituesit e koncesionit nënkontraktojnë vetveten për kryerje punimesh.

Konkretisht Kompania Zoto Consulting shpk, në pronësi të Klodian Zotos, ka përfituar si nënkontraktor për konsulencë ligjore

Kompania Consulting SE Partners shpk, në pronësi të Stela Gugallja, ka përfituar për konsulencë financare”,-tha Tabaku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.