Takim me operatorët e hoteleri-turizmit, Basha prezanton planin e PD

0 281

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me operatorët e hoteleri-turizmit. Gjatë fjalës së tij, Basha listoi planin e tij për biznesin, ku e vuri theksin edhe tek taksa e sheshtë 9%. Ndër të tjera, basha tha se të gjitha paratë publike gjatë qeverisjes së tij, do të përdoren për të mbështetur politikat fiskale dhe investimet publike. ”Sistemi i taksimit që kam parashtruar me uljen çmimit të karburantit, uljen e kontributeve shoqërore, e kthen Shqipërinë në vend konkurues në rajon. Të gjithë paratë publike do të jenë në funksion të nxitjes së ekonomisë. Qëllimi kryesor është stabilizimi i ekonomisë. Përmirësimi i klimës së biznesit, duke i hequr nga qafa taksidarët. Thjeshtimi i sistemit fiskal dhe transparenca për shpenzimet publike Të gjitha paratë do destinohen për të mbështetur politikat fiskale dhe investimet publike”.

Postimi i plotë

Problemeve të përvitshme të taksave të larta apo mungesës së infrastrukturës, këtë vit i është shtuar dhe pandemia. Operatorët kryesorë turistikë shprehën shqetësimin për mbylljen e kufijve për Shqipërinë, çfarë ka bërë që të anullohen edhe prenotimet e bëra për muajin korrik.

Zero strategji mbështetëse për këtë sektor nga qeveria, zero strategji dalëse nga pandemia. Kjo e ka bërë situatën edhe më të rëndë dhe që po vazhdon të rëndohet çdo ditë. Ndonëse u premtua shtyrja e tatim-fitimit, operatorët thanë se në sistem vazhdojnë edhe kamatë-vonesat.

Shtyrja e kredive nuk u zbatua por ato u ristrukturuan. Marrja e kredive u bë e pamundur për shumë biznese edhe pse sipas tyre kreditë nuk janë zgjidhje, pasi shumë prej tyre kanë dhe kredi të tjera të marrë më herët dhe që në mungesë të punës e kanë të pamundur për t’i shlyer.

Kjo situatë duhet të marrë fund sa me shpejt sepse ndryshe, do të ketë efekt shkatërrimtar për ekonominë dhe papunësinë e në veçanti për mbi 200 mijë qytetarë, që sot e kanë të lidhur punën dhe mbijetesën direkt me sektorin e turizmit.

Asnjë zgjidhje nuk ka vlerë nëse nuk hartohet në bashkëpunim me të zotët e punës. Ne nuk premtojmë mrekulli, por një qeverisje normale, që dëgjon, dialogon dhe bashkëpunon. Për zgjidhje dhe politika të hartuara, duke dëgjuar sipërmarrjen dhe punëmarrësit dhe jo duke dëgjuar e punuar për 5 oligarkë. Me një plan të qartë, me prioritete të mbështetura nga politika fiskale, investime dhe fonde, ne do ta shndërrojmë turizmin në gjenerator të madh të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 % dhe do të heqim “taksën Rama” për karburantin. Do të vendosim moratorium 1 vjeçar për të gjitha inspektoriatet dhe do të ndërtojmë një kuadër ligjor me standarte europiane, për një model europian inspektimi, me zyrtarë që i shërbejnë ligjit dhe jo që sillen si bandë gjobëvënësish.

Paratë që sot mbushin xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve të lidhur me ta, do të shkojnë për investime dhe prioritete kombëtare që ndihmojnë ekonominë, punësimin dhe mirëqenien e të gjithë shqiptarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.