Takim me studentët e Ekonomisë, Basha: Për ta qeveria duhet të investonte më shumë

0 319

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paraditen e kësaj të diele është takuar me studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, ku kanë diskutuar problematikat e tyre kryesore. Në fjalën e tij, Basha tha se për studentët, qeveria duhet të kishte bërë më shumë në këtë krize të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

“Më të goditurit, ata me të ardhura të ulëta. Rënia e konsumit goditi biznesin e vogël dhe të mesëm. Rritja e taksave, TVSH, inspektorët, e patën gjunjëzuar biznesin para pandemisë. Dështimi i Ramës, rënia e ekonomisë tonë, dyfish. 1.1 miliard euro borxh, vetëm 100 milion ndihmë. Buxheti për PPP dhe për fasadën e Rilindjes Urbane. E ashtuquajtura “Rilindje Urbane”, fasada pa punësim. Vendet fqinje, buxheti për investime dhe nxitje të eksporteve. Rritja ekonomike kërkon burime njerëzore të trajnuara. Fat që Europa ka nevojë për burimet e kualifikuara. Shqipëria, pozitë shumë më të favorshme për të thithur investime. Për studentët mund të ishte bërë shumë në kohë krize. Mbulim të 100% tarifës së studimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Mbulojmë 50% të tarifës për studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj. Tarifat e studimit, sa 1/5 e kostos së PPP-ve. 10 oligarkë kanë marrë peng ekonominë. Një qeveri që nuk ka bërë 1 km rrugë në 8 vjet, nuk bën dot aeroporte. Infrastruktura nuk ndërtohet në 3D. Turizmi, një potencial i pashfrytëzuar zhvillimi për Shqipërinë”-tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.