Takimi me Alibeajn, zbardhen propozimet e aleatëve për Presidentin

0 25

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka takuar sot në kryesinë e Kuvendit dy partitë aleate PDIU-bë dhe PAA-në.

Burimet nga këto takime bëjnë të ditur se gjatë takimit Agron Duka ka deklaruar se ai dhe kreu I PR-së, Fatmir Mediu do të propozojnë emrin e Dashamir Shehit për President, ndërkohë që Mesila Doda e PDIU-së ka kërkuar më shumë kohë.

Takimi është zhvilluar një orë përpara se Alibeaj të zhvillonte një takim me grupin parlamentar demokrat, ndërkohë që gjatë pasdites mund të ketë një tjetër takim me aleatët për të hartuar listën përfundimtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.