Tani është sezoni i tyre, përfitimet që merrni nga konsumi i qershive

0 32

Tani është sezoni i qershive dhe ne do ju tregojmë disa arsye pre duhet të hani sa më shumë qeshi. Lexoni më poshtë!

1. Qershitë lehtësojnë dhimbjen e artritit

Për ata që vuajnë nga artriti, ju do të lehtësoni dhembjet nëse në dietën tuaj shtoni edhe qershitë. Acidi urinar është ai që shkakton dhimbje dhe sipas një studimi 2 gota qershi reduktojnë deri në 15% acidin urinar. Qershitë gjithashtu ndihmojnë edhe në inflamacion duke ulur sasinë e proteinave.

2. Qershitë luftojnë kancerin

Qershitë ngjyrë të purpurt kanë oksidantë të fuqishëm që luftojnë kancerin. Cyanidin është një antioksidantë pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene. Siç e përmendëm ngjyra duhet të jetë jo e kuqe, por e errët si vishnja.

3. Qershitë ju ndihmojë të flini

Nëse çaji i kamomilit nuk ju ndihmon të flini gjumë, pini lëng qershie. Qershia përmban një hormon që ju përgjumë. Pini pak lëng qershie para se të flini, jo vetëm do ju zërë gjumi, por edhe do qetësoheni.

4. Qershitë dhe presioni i gjakut

Qershi është një burim i shkëlqyer i kaliumit, i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut duke hequr qafe natriumin e tepërt në trupin tonë. Ngrënia e qershisë ndihmon balancimin e kaliumit dhe natriumit dhe mund të parandalojë që hipertensioni të ndodhë.

5. Ngrënia e qershive mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Një filxhan qershi është më pak se 100 kalori. Gjithashtu, qershitë kanë shumë vitamina B siç janë tiamina, riboflavina dhe vitamina B6, këto vitamina janë thelbësore për metabolizmin dhe për të kthyer lëndë ushqyese në energji.

Leave A Reply

Your email address will not be published.