Tarifa shkollore për studentët, ja vendimi që merr Filologjiku

0 400

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në Universitetin e Tiranës ka shtyrë afatin e pagesës së tarifës shkollore për studentët.

Në urdhrin më të fundit që mban firmën e Dekanit, Sabri Laçi, thuhet se për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe atë të viteve të dyta të programeve Master që do të diplomohen në sesionin e korrikut të marrin masat që të përmbushin detyrimin e pagesës së shkollimit deri me datë 10 korrik 2020.

Studentët e vitit të parë dhe të dytë të programeve Bachelor dhe ata të vitit të parë të programeve Master duhet të kryejnë pagesën e tarifës deri më datë 15 shtator 2020.

Gepostet von Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë – Faqja zyrtare am Dienstag, 9. Juni 2020

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.