Të bllokuar në aeroportin e Zyrihut, 150 shqiptarët: Rama na mbylli telefonin

0 20

Në një kohë që kufijtë ende nuk janë hapur plotësisht, më shumë se 150 pasagjerë shqiptarë dhe të huaj janë bllokuar në Zyrih, pasi shteti shqiptar nuk i zyrtarizoi uljen e avionit nga Zvicra. Ata kanë kaluar natën të bllokuar në aeroport. Sipas informacioneve që u kanë dhënë pasagjerëve aty, pala shqiptare nuk ka miratuar uljen e këtij avioni në pistën e Rinasit. Pasagjerja Alba Brojka u shpreh se kanë kaluar natën duke fjetur në dysheme apo karriget e aeroportit.

“Nata ka qenë e vështirë, sidomos për personat që kanë probleme shëndetësore. Është pak ironike sepse çdo gjysmë ore kemi njoftim nga autoritetet e aeroportit për të mbajtur distancë dhe maskë, ndërkohë që na kanë lënë natën me disa dyshekë të improvizuar, që të flemë në dyshemenë e aeroportit apo në karriget e aeroportit. Ndër pasagjerët ka persona të moshuar, të cilët kanë problemet shëndetësore, janë me zëmër dhe nuk ka pasur asistencë shëndetësore. Ka persona që kanë edhe fëmijë të vegjël dhe që kanë udhëtuar nga SHBA”,tha për ”Euronews”.

Një tjetër shqiptar u shpreh se kanë komunikuar edhe me kryeministrin Edi Rama, por se nuk kanë marrë ende një përgjigje për shqetësimin e tyre. ”Kemi kontaktuar me Edi Ramën mbrëmë dhe na ka mbyllur telefonin. Jemi me fëmijë të vegjël, kemi ngelur rrugëve, 150 veta kanë ngelur në tokë. Të gjithë kanë ngelur përtokë, ka të sëmurë. Problemi është se nuk të jep njeri zgjidhje. Këtu nuk ka as bukë për të ngrënë. I kërkojmë shtetit shqiptar ndihmë. Duam të shkojmë në Shqipëri dhe të na japin zgjidhje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.