Të dhënat e INSTAT: Aksidentet rrugore dhe fatalitetet u rritën gjatë vitit 2021

0 178

Viti që lamë pas është mbyllur me një rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, gjatë 2021 numërohen 1.376 aksidente rrugore, nga 1.234 në 2020. Gjatë kësaj periudhe janë aksidentuar 1860 persona, nga 1.598 gjatë vitit paraardhës.

Rritje ka pësuar dhe numri i personave që kanë humbur jetën, ku sipas INSTAT janë 197 qytetarë, nga 181 gjatë vitit 2020. Gjatë vitit të shkuar, aksidentet rrugore, në 15,3 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 17,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe muaji Dhjetor tregon se ngjarjet rrugore kanë pësuar rritje. Në muajin e 12 të vitit u regjistruan 119 aksidente nga 113 që ishin në Dhjetorin e 2020. Rritje ka pësuar dhe numri i të vdekurve, ku kanë humbur jetën 21 persona, nga 13 që ishin Dhjetorin e 2020.

Në publikimin e INSTAT, krahasimi bëhet edhe me vitin 2019 pasi gjatë 2020 nisi pandemia dhe u bllokua qarkullimi i automjeteve. Sipas këtij krahasimi, numri i aksidenteve, viktimave dhe qytetarëve të përfshirë në ngjarje rrugore ka rënë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.