”Të eliminohen vatrat”, Sallabanda: Spitalet janë kthyer në qendra infeksioni

0 305

Mjeku Kita Sallabanda, flet për situatën që po kalon vendi me Covid-19, ku thotë se në këtë fazë duhet të forcohen kapacitetet e kontrollit individual. Gjithashtu ai u shpreh kritikues për situatën në spitale. Sipas tij në qendrat spitalore duhet të rriten masat pasi, është problem fakti që një qendër spitali të kthehet në vatër infeksioni. Mjeku u shpreh kritikues sa i përket situatës në spitale, ndërsa shtoi “Më vjen shumë keq që qendra Universitare Spitalore të kthehet në qendër infeksioni”,tha për ”Abcnews”. Më tej ai shtoi se në Shqipëri sipas tij lirimi nuk u bë në mënyrë të shkallëzuar dhe kjo ka sjellë një rritje të sëmurëve.

Në fillim u tha se testet e gjakut do të shtriheshin më gjerë në popullatë. Kjo gjë nuk ka ndodhur, si e shpjegoni këtë?

Është një nga gjërat bazike të dimë sot, pasi mbi 50% e të sëmurëve më Covid-19 nuk kanë shenja klinike. Ne duhet të shtrijmë numrin e testimeve, tamponit që të dimë gjendjen e situatës aktuale dhe për të marrë masa ku ka qendra infeksioni. QSUT duhet t’i bëjë në mënyrë masive të gjithë personelit shëndetësor testet, tamponet.

Ne sot këtu ku unë jam bëjmë mbi 5 mijë teste në ditë dhe kjo na ndihmon të vizualizojmë qendrën. Testimet janë gjithmonë të rëndësishme për të ditur se çfarë po ndodh dhe për të masë masa mbrojtje dhe në këtë drejtim mendoj që Shqipëria ka ngelur mbrapa. Sot e kësaj ditë akoma kemi shifra më të mëdha në Shqipëri dhe po marrim masa. Qeveria shqiptare duhet të punojë për të eliminuar vatrat. Për të eliminuar këto vatra qendrat duhet të forcohen.

Të forcohen konceptet e kontrollit individual kolektiv, të lehtësohet puna nga shtëpia që të mos ketë grumbullime. Nëse flasim për spitalet dua të bëj një kritikë shumë të fortë, më vjen shumë keq që Qendra Universitare Spitalore të kthehet në qendër infeksioni, kur unë kam një spital me po aq të sëmurë dhe kemi rregulla shumë të forta dhe nuk kemi infeksione brenda në spitale.

Çfarë duhet të bëjë më konkretisht Komiteti Teknik veç masave dhe këshillave teorikë që jepen çdo ditë në Shqipëri?

Të gjitha administratat shtetërore apo private që kanë mundësi duhet të punojnë në shtëpi. Duhet të merren masa drastike për kontrollin e infeksioneve spitalore. Mendoj që duhet të bëhet e detyrueshme me ligj mbajtja e maskave në rrugë, nëse nuk sigurohet distanca 1.5 metër.

Si e shpjegoni numrin e lartë të personave, jo vetëm të infektuar, por që kërkojnë trajtim spitalor, me shenja të forta klinike?

Edhe kjo po ndodh e kundërta. Me të dhënat që kam në Spanjë, nuk kemi pothuajse shtrime me COVID-19 në spitale. Dhe e kundërta po ndodh në Shqipëri, diçka nuk funksionon atje, dhe për këtë duhet të merren masa të forta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.