Të gjithë sytë tek “kandidatja” për presidente e SHBA

0 36

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka gjetur kohë për të pushuar me familjen e saj, teksa është fotografuar në plazh në Majami së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe djemtë e tyre.

40-vjeçarja, e cila shërbeu edhe si këshilltare e Shtëpisë së Bardhe nën administrimin e babait të saj, ka treguar elegancë dhe stil në breg të detit.

Ndërkohë, 41-vjeçari Kushner ishte ai që dukej më i përkushtuar ndaj fëmijëve.

Prej kohësh është folur se ambicia e Ivanka-s, tani është të kandidojë për presidente të SHBA.

Ajo që nuk dihet është nëse do kandidojë në zgjedhjet e ardhshme apo më vonë, pasi e gjitha varet nëse i ati i saj Donald Trump do rikandidojë sërish.

Leave A Reply

Your email address will not be published.