Të hënën rihapen shkollat, shumica e gjimnazeve vijojnë online

0 227

Pas mbylljes njëjavore për shkak të motit të keq, mësimi në shkolla do të rifillojë nga e hëna, pasi për një javë u zhvillua online. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri me dije vendimin, duke shpjeguar se arsimi parauniversitar rikthehet në skenarët e mëparshëm.

Ministrja nga ana tjetër, sqaroi gjithashtu edhe se shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë online deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ministrja Kushi siguron se vendimet e ndërmarra bazohen në prioritetin absolut për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve. Në fund, ajo shpreh sërish mirënjohjen e thellë për durimin që është treguar këto kohë nga gjithsecili, ku përsërit gjithashtu apelin e fortë që të gjithë të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara, brenda e jashtë shkollës, sepse vetëm kështu mund të ndihmojmë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Zhvillimi i mësimit

Nxënësit e ciklit fillor (klasa 1-5) në shkollë;

Maturantët në shkollë;

Nxënësit e klasave 6-11 sipas skenarit të kombinuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.