”Të largohen mediet”/Debat brenda PS, Ndreu: Ia kam thënë edhe Ramës, s’jemi “policë rreshti”

0 196

Një situatë aspak e qetë ndodhi në mbledhjen e ”Task-Forcës për Turizmin”, mes kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu dhe Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ndreu deklaroi se aksionet e IKMT-së po merren duke injoruar kryetarin e bashkisë dhe po shkatërrojnë turizmin. Kurse Lleshaj tha se IKMT nuk kanë pse të negociojnë me kryetarin e bashkisë.

Pjerin Ndreu: Të vijë IKMT të bëjë rrëmujë, pa ditur bashkia e të lajmërohen inspektorë periferikë dhe kryetari i bashkisë nuk ia ka idenë dhe as nuk i merret mendimi fare. Nuk mund ta bëjmë rrëmujë turizmin. Nëse më vjen ti dhe më shemb disa objekte dhe më mbledh inerte aty e unë nuk kam kapacitet ti më shkatërron turizmin. Unë si bashki refuzoj të marr pjesë në të tilla aksione të pamenduara që injorojnë bashkinë. Ia kam thënë kryeministrit mbrëmë dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshtit, harrojeni. Përgjegjësinë për menaxhimin e territorit e kemi ne. Kryetari i bashkisë boll është sulmu, ka ardhur koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Edhe me ato VKM që ia marrin kompetencat se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal deri atje sa ne të injorohemi në mënyrë të çuditshme. I bëj thirrje publikisht të ulemi e të diskutojmë e të bien dakord me pushtetin lokal. 30 vjet objekt pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. Nuk i kuptoj as efektet e sms-ve, lobingjeve, se unë territorin e kontrolloj dhe ndryshe por kjo nuk do të thotë që duhet të merren vendimmarrje, duke vënë sms-të përpara institucioneve serioze. Nëse për ju nuk ekziston bashkia, në territorin e bashkisë Lezhë ka këshill, staf e kryetar që vepron.

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kërsej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në rivendosjen e ligjshmërisë në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses e përgjegjësi. Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj dhe zbatohen në mënyrë rigoroze. Sipas ligjeve nuk negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur ligjin në një vend, ku është shkelur. IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raport me shkelësit IKMT do të veprojë drejperdrejt dhe nuk marrin autorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush tjetër. Kanë vetëm një zot që është ligji. Nëse konstatohet se ka shkelje të ligjit jeni të detyruar të ndërhyni si kryetarë bashkie apo si qytetarë. Duhet të rivendosni ligjin nëse dikush e ka shkelur atë. Është ndërhyrje për të mundësuar kushte normale në bregdetin shqiptar që një orë e më parë standardet e bregdetit shqiptar ti largohen standardeve afrikane e ti afrohen atyre europiane ku nuk ka ndërtime pa leje e cuba që pushtojnë segmentet e plazhit.

Klosi: (Nuk lë Ndreun të marrë fjalë) Të largohen mediet. Do ta vazhdojmë mbledhjen pa praninë e mediave.

Pjerin Ndreu: Dua të jap një përgjigje. Se ky është shqetësim, a na keni thirrur ta diskutojmë.

Klosi: Do vazhdojë mbledhja edhe 5 orë e 6 orë.

Pjerin Ndreu: Nuk kam kohë të rri unë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.