Të riatdhesuarit nga Siria, Dervishi: Janë ngritur grupe pune

0 289

Kreu i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi ka treguar sesi do të veprohet me të riatdhesuarit nga kampi Al-Hawl në Siri.

”Kemi ngritur grupe që do të japin asistencë të çfarëdollojshme për këta qytetarë. Ato ofrojnë trajtim psiko-social, u janë ofruar paketa humanitare me veshje dhe ushqime dhe ofrohen edhe psikiatër për fëmijët, të cilët kanë pësuar trauma. Ne po përgatitemi me të gjitha grupet multidisiplinare që të kemi një spostim të trajtimit psiko-social nga vendi i akomodimit të tyre, deri te lokalitetet ku ata jetojnë. Kjo është një punë madhore që kërkon angazhim të shumë aktorëve, me të cilët kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer”, shtoi Dervishi.

Sipas saj, duhet të rriten kapacitetet e profesionistëve që të mos kenë vetëm njohuri për trajtimin e të miturve, por të marrin edhe njohuri bazike mbi proceset e radikalizimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.