Të shtëna me armë në një shkollë në Gjermani, një i plagosur

0 23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë. Të shtënat janë raportuar në një shkollë të mesme në qytetin verior të Bremerhaven.

Policia tha se incidenti ka ndodhur në shkollën e mesme Lloyd, ndërkohë që është arrestuar personi i dyshuar.

“Personi i armatosur është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim”, tha policia në një deklaratë.

I plagosuri është dërguar në spital dhe nuk ishte nxënës, tha policia, duke shtuar se po vazhdojnë hetimet për ngjarjen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.