Të tjera detaje tronditëse/Djali i Përparimit: Jam i lidhur me motrën e dy viktimave që vrau babai

0 325

Vrasja e motrave nga Përparim Ademi, është krimi që ka brenda vetes ka edhe krime të tjera, siç është deklarata e familjareve të motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, që autori me viktimat kanë sjellë në jetë 10 fëmijë dhe i kanë shitur në Selanik. Një tjetër dëshmi e fortë është edhe ajo e djalit të Përparimit. Kristo Tela, djali i Përparim Ademit dhe Vjollca Telës ka zbuluar përpara grupit hetimor se është i dashuri i motrës së dy viktimave. Në dëshminë e tij pas vrasjes së 31 dhjetorit 2020, Kristo Tela ka thënë se ai është në lidhje dashurie me Anxhela, motra e dy viktimave, e cila gjithashtu e informoi për vrasjen e të atit.

“Më datën 31.12.2020 rreth orës 10:15 më ka telefonuar e dashura ime Anxhela, që është motra e Zhanetës dhe e Kristinës, e cila duke qarë dhe bërtitur më ka thënë hajde shpejt se babi jot ka vrarë Verën dhe Zhanin. Ndërkohë që më ka telefonuar e dashura ndodhesha në shtëpi dhe u nisa menjëherë me një makinë të rastit. Së bashku me të dashurën time Anxhelën kishim planifikuar që ta kalonim bashkë natën e Vitit të Ri me dy motrat Zhanetën dhe Verën që njihet ndryshe dhe si Kristina. Pasi arrita në shtëpinë në katin e tretë kam parë Zhanetën dhe motrën e saj të vrarë dhe erdhi policia e s’kisha çfarë të bëja. Mora mamin dhe u larguam për në shtëpi”,-thotë ai në dëshmi.

Motra e dy viktimave nuk ka folur në dëshminë e saj për lidhjen e dashurisë me Kristo Telën. Ajo ka akuzuar Përparim Ademin si abuzues me të dyja motrat, ndërsa shton se ato ishin në lidhje dashurie prej kohësh me të.

”Motrat e mia kanë patur marrëdhënie me autorin me të cilin kanë patur dhe fëmijë në kohë të ndryshme. Motra Kristina Bardhi jetonte në Greqi dhe ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit në shtëpinë e Zhanetës. Debatet nisën me datën 25.12.2020 në një drekë familjare ku Përparimi ka debatuar me një shtetas tjetër që ishte i ftuar nga motrat dhe që quhej Altin. Kur vajta më datën 30 Dhjetor në shtëpinë e motrave pashë që Zhaneta ishte shumë e shqetësuar dhe ka mësuar se Përparimi e kishte marrë në mëngjes me dhunë, e kishte çuar në rrugën e Elbasanit ku ishte kërcënuar nga ky i fundit i cili e kishtë qëlluar me armë në afërsi të dy këmbëve duke e kërcënuar. Më pas ka mësuar se Përparimi e kishtë përdhunuar në një hotel pranë 21 Dhjetorit”,-ka thënë ajo.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës. E shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.