”Të vaksinohen personalitetet”/ Deklarata e Ramës revolton të moshuarit: O të gjithë, o asnjëri

0 294

Deklarata e kreut të qeverisë, Edi Rama tha se të dielën do të vaksionohen të moshuarit që janë personalitete, ka revoltuar të moshuarit që nuk kanë titujt. Të moshuarit në qytetin e Elbasanit janë revoltuar, ku shprehen se kjo ndarje është diskriminuese dhe aspak e drejtë për ta.

Ka nga ata që shpresojnë që deklarata e kryeminsitrit të jetë një lapsus nga ky i fundit, ndaj shpresojnë që ai ta sqarojë në vijim, ndërsa të tjerë shprehen se duhet të vaksinohen të gjithë, ose asnjë.

“Po ne të tjerët të vdesim ne, ne kemi ndërtuar uram fabrika, kemi tharë këneta, po të kishin punuar ato kuadrat e larta nuk kishte ikur e gjithë rinia në emigracion”,-thotë njëri prej tyre. “O të gjithë o hiç, njeri është dhe ai që është më i madh se 80 vjeç dhe më i vogël, bij nënësh janë të gjithë. Për veten teme edhe unë personalitet janë. Nuk shkon kjo punë, e thënë shkurt”,-vijon një tjetër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.