Të vdesim të lirë, apo të jetojmë si zagarë të lidhur me zinxhir

0 66

Nga Kim Mehmeti

“Flitet se muaj me radhë do jetojmë të izoluar e të ndarë nga njëri tjetri? Thuhet se pleqtë nuk do mund të largohen nga shtëpitë e tyre? Së kufijtë mes Shqipërive tona do mbeten të mbyllur muaj me radhë, se do mund të takohemi mes veti vetëm si në kohët e Titos e të Enverit: me leje të veçantë.

Por çka do që të thuhet për jetën tonë në kohë pandemie, një gjë është e sigurt: pas pandemisë na pret lufta me varfërinë! Siç është e sigurte se burrështetasit tanë autokratë dhe hajdutokratë, do donin ta vazhdonin izolimin tonë dhe që të mos kontaktonim mes veti sepse e dinë se vetëm ashtu, të përballur nga frika ndaj virusit, ne do harrojmë të shkuarën e tyre keq qeverisëse dhe plaçkitëse.

Ku ta dish, mbase edhe mund të ndodh që të kemi vetëm dy zgjidhje: të vdesim të lirë, apo të jetojmë si zagarë të lidhur me zinxhir? Por sidoqoftë, nuk duhet kurrë harruar: liria është e vlefshme po aq sa edhe vetë jeta. Dhe duhet t’u kundërvihemi atyre që na duan me trup të shëndosh, e mendje të “sëmurë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.