”Të vetëvarurit” i hapet dy herë varri! Nëna: Të zbardhet e vërteta ose vetëgjyqësi

0 10

Më 20 qershor 2020 në fshatin Valikardhë të Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë, Policia e Shtetit tha se 36-vjeçari Edmond Zogu u vetëvra dhe nga ngjarje e rëndë, tani ka kaluar në horror.

Brenda 40-ditëshit nga ceremonia mortore e të riut, varri i tij është hapur dy herë dhe kjo i ka terrorrizuar familjarët duke e konsideruar si një ngjarje horror. Që herën e parë ata kërkuan ndihmën e policisë së zonës për sqarimin e kësaj rrethane të pazakontë.

Pas ekspertizës varri u mbyll, por pasi afroi rituali i 40-ditëshit familjarët e gjejnë përsëri të hapur varrin. Nëna e viktimës kërkon ndihmën e shtetit për zbardhjen e kësaj ngjarje të dyshimtë, para se çështja thotë ajo të shkojë në vetëgjyqësi.

Historia e ngjarjeve të mësipërme e ka kthyer në një mister për familjarët vdekjen e Edmond Zogut, sa që tani nuk dinë nëse dhe trupi i tij gjendet më në atë varr apo jo. Zogu nga fshati Valikardhë i Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë, ishte vetëm 36-vjeç kur u gjet i vetëvarur dhe si ishte babai i një fëmije vetëm 10 muajsh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.