Të zhytura në borxhe, 8 shtete humbin të drejtën e votës në OKB

0 195

Tetë vende, përfshirë Iranin dhe Venezuelën, humbën të drejtën e tyre për të votuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për shkak të borxheve.

Në një letër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres sqaroi se shuma minimale që duhet paguar nga Irani për të rifituar këtë të drejtë është 18.4 milionë dollarë, ndërsa për Venezuelën 39.8 milionë dollarë. Sudani do të duhet të paguajë rreth 300,000 dollarë.

Kongo është gjithashtu ndër vendet që humbi të drejtën e votës. Sipas rregullave të OKB, kjo e drejtë u humbet atyre shteteve, borxhet e të cilave janë të barabarta ose më të larta se kontributi i tyre vjetor në buxhetin e saj për një periudhë dyvjeçare.

Në përgjithësi, “11 shtete anëtare po vonojnë aktualisht shlyerjen e kontributeve të tyre, siç përcaktohet në nenin 19 të Kartës së Kombeve të Bashkuara,” tha shefi i OKB-së në një letër.

Vendet e tjera që humbën të drejtën e votës janë Antigua dhe Barbuda, ishujt Vanuatu, Guinea dhe Papua Guinea e Re.

Vitin e kaluar, Irani gjithashtu humbi të drejtën e votës për shkak të borxheve të papaguara. Teherani protestoi ashpër, duke argumentuar se nuk ishte në gjendje të përmbushte shumën minimale të kërkuar për shkak të sanksioneve financiare të Uashingtonit. Pas muajsh negociatash, u ra dakord që të përjashtohej.

“Irani është zotuar të paguajë shumën e plotë të detyrimit, por” fatkeqësisht, për të dytin vit radhazi, për shkak të sanksioneve të paligjshme amerikane, vendi ynë e ka të vështirë të kryejë pagesat”, tha Ministria e Jashtme e Republikës Islamike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.