Teatri Kombëtar/PDIU: Shfaqja më brutale e pushtetit absolut të një njeriu

0 19

Situatën tek Teatri Kombëtar, PDIU-ja e konsideron këtë “shfaqjen më brutale të pushtetit absolut të një njeriu”. Përmes një reagimi për mediet, PDIU-ja thekson se qëndron në krah të Aleancës për Teatrin, duke thënë se shembja e kompleksit të godinave është në kundërshtim me Kushtetutën. ”PDIU mbështet pa asnjë rezervë Aleancën për Teatrin dhe i bën thirrje të gjithë mbeshtetësve të saj, të jenë në mbrojtje të Teatrit Kombetar dhe të shtetit ligjor në vend. Shtimi artificial i numrit të të infektuarve dje dhe sot, që mesa duket është strategjia e re e “Komitetit Qëndror Teknik” me qendër në Surrel, do të konsiderohet si një manovër e rregjimit autoritarist dhe do reagohet si ndaj çdo rregjimi diktature”.

Reagimi i plotë i PDIU-së

RREGJIMI RILINDAS i FB pasi u tall me ekonominë e varfërinë e shqiptarëve, nuk hoqi dorë as në kohë pandemie nga grabitja e pronës publike dhe taksave të shqiptarëve.

Sigurisht që në kohë pandemie realizimi i prishjes së Teatrit Kombëtar, ëndrra 20 vjeçare e Edi Ramës është shfaqja më brutale e pushtetit absolut të një njeriu, e shoqëruar si gjithmonë me një aferë futje duarsh në xhepat e shpuar të shqiptarëve.

Në kundërshtim me kushtetutën, në mesnatë kalojnë VKM- të e qeverisë, e po në mesnatë mblidhen të emëruarit e Rilindjes për Tiranën, sepse “Komiteti Qëndror i Ekspertëve” të pandemisë, i ka thënë Rilindasve që Covid-19 nuk del natën.

PDIU vlerëson se vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar shkatërron përfundimisht çdo iluzion për një shtet ligjor në Shqipëri dhe është në të njëjtën kohë një atentat ndaj trashëgimisë kulturore e shpirtërore të vendit.

PDIU mbështet pa asnjë rezervë Aleancën për Teatrin dhe i bën thirrje të gjithë mbeshtetësve të saj, të jenë në mbrojtje të Teatrit Kombetar dhe të shtetit ligjor në vend.

Shtimi artificial i numrit të të infektuarve dje dhe sot, që mesa duket është strategjia e re e “Komitetit Qëndror Teknik” me qendër në Surrel, do të konsiderohet si një manovër e rregjimit autoritarist dhe do reagohet si ndaj çdo rregjimi diktature.

Leave A Reply

Your email address will not be published.