Telenovelës “Shakira-Pique” nuk po i vjen fundi! Reagon për herë të parë vajza e cila u përfol si shkaku i ndarjes

0 27

Mesa duket telenovela e ndarjes së Shakira dhe Pique nuk po i vjen fundi pasi herë pas here futen personazhe të ndryshëm që mendohen si shkak i ndarjes mes tyre.

Sipas disa burimeve nga mediat e huaja kanë arritur të sigurojnë një bisedë me vajzën e cila është përfshirë në marrëdhënien e tyre e njohur ndryshe si e dashura e futbollistit.

Për këtë vajza e cila mendohet se punon në një nga kompanitë e Pique me inicialet C.M është 22 vjeç dhe për këto zëra vajza ka pranuar të flasë për ti dhënë fund një herë e mirë thashethemeve ku emri i saj është i përshirë në këtë lajm.

Vajza ka thënë se Pique nuk e njeh fare, e kanë përshkruar si vajzën që del me të dhe është bërë ajo shkak i ndarjes nga Shakira por kjo nuk është e vërtetë.

Ajo kërkoi që njerëzit ta lënë të qetë në të kundërt do të përballen me padi të gjithë ata që thonë diçka të tillë kundrejt saj.

Kujtojmë se Shakira dhe Pique kanë qenë në qendër të mediave botërore për shkak të ndarjes së tyre si pasojë e tradhtisë së futbollistit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.