Temperatura deri në -18 gradë, kush janë vendet me motin më të ftohtë

0 171

Vendi ynë do të përballet këto ditë me temperatura të ulëta, ku termometri do të shkojë deri në -18 gradë Celsius.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një njoftimi bën me dije, duke iu referuar dhe shërbimit meteorologjik, që temperaturat më të ulëta do të shënohen në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë.

“Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj.”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Leave A Reply

Your email address will not be published.