Temperatura deri në -4°C, si parashikohet moti për ditën e sotme

0 158

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme paraqiten në zonat lindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Orët vijuese sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike dule larguar gradualisht vranësirat nga i gjithë territori i vendit për t’i lënë vendin motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi veriindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.