Temperaturat arrijnë 36 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë

0 34

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.

Përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë do të ketë rrebeshe afat-shkurta shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.