Tensione në doganën e Morinës, një person kërcënon me thikë dy doganierë

0 37

Një 57-vjeçar nga Kosova ka kanosur me thikë dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në PKK Morinë.

Materialet u referuan në Prokurori nga oficeri i Policisë Gjyqësore. Ndërkohë policia bën me dije se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, për 57-vjeçarin me inicialet S. D.

“Nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës u referuan materialet në këtë Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Rakiniç, Kosovë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në PKK Morinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.